Ndërlidhjet

logo-print

BE: Ashton e fillon vizitën dyditëshe në Ukrainë


Oleksandar Turchynov

Oleksandar Turchynov

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon një vizitë dyditëshe në Kiev të Ukrainës, me ç’rast me zyrtarët e përkohshëm të këtj vendi do të bisedoj për krizën politike dhe për masat për stabilizimin e ekonomisë.

Presidenti i ri i nominuar, Oleksandr Turchynov, mbrëmë vonë ka premtuar ripërtritje të angazhimit me perëndimin, duke thënë se Ukraina, duhet “të kthehet në qarkun e vendeve evropiane” dhe “në kursin e intergrimit evropian”.

Zoti Turchynov ka thënë se Ukraina është e gatshme për dialog me Rusinë, që “e ka parasysh zgjedhjen e Ukrainës për Evropë”, e cila sipas tij, do të konfirmohet në zgjedhjet e parakohshme presidenciale më 25 maj.

Turchynov i ka bërë thirrje parlamentit të pajtohet për qeverinë e përkohshme të koalicionit deri nesër.

Moska thotë se do të vendos nëse do ta vazhdoj kredinë e premtuar për Ukrainën, pasi të formohet qeveria e re.

Bashkimi Evropian thotë se do t’i ofroj Ukrainës mbështetje ekonomike, nëse Ukraina e arrinë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG