Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Eksplodim i një bombe afër selisë së partisë opozitare


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Policia e Maqedonisë thotë se një bombë ka eksploduar afër zyrës së partisë kryesore opozitare në pjesën perëndimore të Shkupit.

Askush nuk ka pësuar lëndime, por ka pasur dëme materiale, pasi janë dëmtuar pesë automobila, raporton agjencia Associated Press.

“Një pajisje e paidentifikuar ka eksploduar të dielën pasdite në rrugën në lagjen Karposh, afër zyrave të një kompanie dhe të Lidhjes Socialdemokrate”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, duke shtuar se disa makina janë dëmtuar.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petar Shilegov, u ka deklaruar mediave lokale se bomba ka eksploduar në ballë të zyrës partiake, ku ishin afro 30 pjesëtarë të organizatës së të rinjëve.

“Askush nuk është lënduar, janë dëmtuar pesë makina”, tha ai.

Policia tha se po zhvillohen hetime për këtë incident dhe po punohet në identifikimin e motiveve të sulmit.
XS
SM
MD
LG