Ndërlidhjet

SHBA: Zvogëlohet buxheti i ushtrisë


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Nga Uashingtoni raportohet se sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet që sot të propozoj reduktim të madhësisë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, me ç’rast ajo to kishte përmasa që i kishte para Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e nismave të reja buxhetore, që tashmë janë zbuluar, është propozimi për hedhje jashtë përdorimit të një klase të tërë të aeroplanëve luftarakë.

Shpenzimet do të fokusoheshin në forcat speciale të Shteteve të Bashkuar dhe në nismat në betejen në Internet.

E përditshmja New York Times, mëtutje ka raportuar, duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të lartë të Pentagonit, se planet synojnë reduktimin e shpenzimeve për mbrojtje, në linjë me qëllimet e kursimit, pasi presidenti, Barack Obama, ka premtuar tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku dhe Afganistani.

Por, propozimet për shkurtime mund të ballafaqohen me kundërshtime politike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, raportohet se plani e ka mbështetjen e Shtatmadhorisë së Bashkuar të Uashtrisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG