Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Aeroplanët luftarakë i sulmuan bazat e militantëve


Pjesëtarët e ushtrisë së Pakistanit

Pjesëtarët e ushtrisë së Pakistanit

Ushtria e Pakistanit tha se së paku 38 kryengritës të dyshuar janë vrarë nga sulmet e forcave ajrore qeveritare kundër bazave të militantëve në rajonet fisnore të trazuara.

Sulmet e së dielës u bënë pasi javën e kaluar dështuan negociatat për arritjen e paqes me talibanët pakistanezë, ndërsa kryeministri, Nawaz Sharif, e autorizoi ushtrinë më 20 shkurt për t’i sulmuar militantët në rajonin e trazuar përgjatë kufirit me Afganistanin.

Në njoftimin e mbrëmshëm, ushtria tha se “komandantë të rëndësishëm” janë në mesin e të vrarëve gjatë ofensivës në Luginën Tirah.
XS
SM
MD
LG