Ndërlidhjet

Pakistan: Raportohet për vrasjen e shefit të talibanëve


Pamje e një dyqani të shkatërruar në qytetin Miranshah në Pakistan
Pamje e një dyqani të shkatërruar në qytetin Miranshah në Pakistan
Radio Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, duke i cituar burimet lokale dhe të inteligjencës në Vaziristanin Verior, ka raportuar se shefi aktual i talibanëve pakistanezë, Asmatullah Shaheen Bhittani, është vrarë.

Burimet thanë se ai ishte vrarë gjatë të shtënave reciproke me sulmues të panjohur, në një lokalitet afër qytetit Miranshah në rajonin Vaziristani Verior.

Raportohet se janë vrarë edhe shoferi dhe dy truproje të tij.

Asmatullah Shaheen Bhittani ishte zgjedhur udhëheqës i përkohshëm i grupit Tehrik-e Taliban në Pakistan, pas vrasjes së komandantit, Hakimullah Mehsud, nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar.

Raportohet se Bhittani kishte luajtur rol kryesor në përpjekjet aktuale për arritjen e paqes gjatë bisedimeve me qeverinë e Pakistanit.

Grupi Tehrik-e Taliban nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG