Ndërlidhjet

Rusi: Kritika në adresë të FMN-së


Ministri i financave i Rusisë, Anton Siluanov, e ka kritikuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke thënë se ai praktikisht i ka shfrytëzuar të gjitha burimet e tij dhe tash domosdoshmërisht i duhet reformë.

Sipas tij, reforma për FMN-në ishte “një temë e rëndësishme” e diskutuar gjatë fundjavës në samitin G20 në Sidnej të Australisë.

Ministri rus Siluanov i ka bërë thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që ta ratifikoj pakon e reformës së FMN-së, e cila ishte miratuar në vitin 2010.

Këto komente ai i bëri pas njoftimeve se qeveria e re e Ukrainës do të kërkoj kredi nga FMN-ja, për ta evituar falimentimin e menjëhershëm, por theksoi se ajo duhet t’i plotësoj kushtet për reforma të vështira strukturore.
XS
SM
MD
LG