Ndërlidhjet

Rusi: Të akuzuarit u dënuan me burg deri në katër vjet


Të akuzuarit prapa grilave në sallën e gjykatës në Moskë në pritje të vendimit të sotëm
Të akuzuarit prapa grilave në sallën e gjykatës në Moskë në pritje të vendimit të sotëm
Një gjykatë në Rusi i ka dënuar tetë të pandehur me dënime me burg prej dy e gjysmë e deri në katër vjet.

E vetmja femër e akuzuar, Aaleksandra Naumova-Dukhanina, është dënuar me kusht.

Të akuzuarit janë shpallur fajtor ditën e premte për trazira dhe sulme ndaj policisë.

Avokatët e të akuzuarve thanë se janë ankuar ndaj vendimeve të sotme të gjykatës.

Poashtu sot, policia i ka arrestuarr së paku 100 protestues, afër gjykatës, përfshirë edhe figurën opozitare, Aleksei Navalny.

Organizata Amensty Intrnationa tha se dënimet për fajësi ndaj tetë të akuzuarve për rastin Bolotnaya ishin “drejtësi e shëmtuar”.

Departmenti amerikan i shtetit vlerësoi se dënimet ishin “politikisht të motivuara” dhe ka shprehur shqetësim për procesin dhe sundimin e ligjit në Rusi.

Të tetë personat e akuzuar ishin arrestuar më 6 maj të vitit 2012, gjatë një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në sheshin Bolotnaya në Moskë.
XS
SM
MD
LG