Ndërlidhjet

Lukashenka: Rasti Kiev i pamundur në Bjellorusi


Aleksandr Lukashenka

Aleksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, thotë se trazirat në Ukrainën fqinje, nuk do të përsëriten në Bjellorusi.

Gjatë takimit me udhëheqjen e ushtrisë, në kryeqytetin Minsk, presidenti Lukashenka tha se “nuk do të ketë Maidan” në Bjellorusi, duke iu referuar zhvillimeve në Ukrainë.

Sipas tij, “është detyrë e shenjtë të parandalohet çrregullimi dhe të ketë siguri për shtetasit” në Bjellorusi.

Lukashenka ka tërhqeur vërejtjen se çfarëdo përpjekje për t’i sulmuar zyrtarët e rendit do të hasë në “përgjigje të menjëhershme”.

Ai, poashtu, është angazhuar për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG