Ndërlidhjet

Rusia i përgjigjet Susan Rice


Ilustrim
Ilustrim
Rusia beson se këshilltarja për sigurinë kombëtare të Amerikës, Susan Rice, duhet t’i bëjë thirrje Washingtonit në vend të Moskës, që t’i shmanget përdorimit të dhunës në konfliktet ndërkombëtare.

Rice ka thënë të dielën se dërgimi i trupave ruse në Ukrainë do të ishte “një gabim i rëndë”.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë të hënën një burim në ministrinë e jashtme të ketë thënë se “kemi parë një vlerësim eksperti nga Susan Rice, i cili është i bazuar në intervenimet ushtarake amerikane në shumë vende të botës, posaçërisht aty ku administrata amerikane është e mendimit që normal demokratike perëndimore janë në rrezik, ose ku regjimet e atjeshme ‘po i dalin dorësh’”.

Ky burim citohet të ketë thënë po ashtu se Rice duhet t’a këshilloj lidershipin amerikan që të mos përdorë forcën “në rast se vendos për një intervenim të ri”.
XS
SM
MD
LG