Ndërlidhjet

Dorëhiqet qeveria e Egjiptit, pa dhënë asnjë arsye


Egjipt - Kabineti qeveritar egjiptian (Ilustrim)
Egjipt - Kabineti qeveritar egjiptian (Ilustrim)
Kryeministri i Egjiptit, Hazem el-Beblawi, i cili mbështet nga ushtria, ka paralajmëruar të hënën se kabineti i tij ka paraqitur dorëheqjen.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet e atjeshme, Beblawi nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë dorëheqje.

Mirëpo korrespondentët e huaj thonë se kjo lëvizje mund t’i jetë pretekst për t’i hapur rrugën shefit të ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi që të lë postin e tij si ministër i mbrojtjes dhe të paraqet kandidaturën për president.

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt zhvillohen në muajin prill.
Sisi shihet si një prej favoritëve për të fituar në këto zgjedhje, nëse vendos të garojë.

Qeveria e Egjiptit po ashtu është kritikuar shpesh se ka dështuar që të përmirësojë ekonominë e vendit.

Mediet shtetërore raportojnë se presidenti në detyrë i Egjiptit, Adly Mansour, i ka kërkuar Beblawit që të rri në post, përderisa të mos zgjedhet një kryeministër i ri.

Qeveria e Beblawit është zgjedhur më 16 korrik, pak kohë pas përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi nga ushtria.
XS
SM
MD
LG