Ndërlidhjet

Presidenti i Ugandës nënshkruan ligjin kundër homoseksualitetit


Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni (Ilustrim)
Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni (Ilustrim)
Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni e ka nënshkruar të hënën ligjin anti-homoseksualitetit, me të cilin i lejohet autoriteteve që të dënojnë homoseksualët dhe atë me burgim të përjetshëm.

“Më ka habitur arroganca dhe pakujdesi i grupeve perëndimorë, të cilat erdhën në shtetin tonë pëer të rekrutuar fëmijë nga shkollat, të ndikuar nga homoseksualiteti”, ka thënë Museveni.

Ky ligj është kritikuar ashpër nga bota perëndimore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka lajmëruar se me këtë legjislacion “komplikohen” raportet e ShBA-ve me Ugandën.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në Ugandë.
XS
SM
MD
LG