Ndërlidhjet

Qindra emigrantë afrikan depërtojnë në Spanjë


Spanjë - Azilkërkuesit afrikan duke pritur në radhë për t'u regjistruar tek autoritetet spanjolle (Ilustrim)
Spanjë - Azilkërkuesit afrikan duke pritur në radhë për t'u regjistruar tek autoritetet spanjolle (Ilustrim)
Mbi 100 emigrantë kanë zbarkuar të hënën në territorin spanjoll, duke depërtuar përmes Afrikës së Veriut në Melilla, njoftojnë autoritetet.

Rreth 500 njerëz janë munduar që të depërtojnë dhunshëm në këto plazhe, përmes kufirit ndërkombëtar, që është incidenti i fundit i kësaj natyre, thonë gardat bregdetare.

Javën e fundit, 150 njerëz gjetën rrugën për të arritur në Melilla.

Më 15 shkurt, 15 emigrantë janë mbytur në Ceuta, një territor ndërmjet të Marokos dhe jugut të Spanjës.

Autoritetet spanjolle përdoren plumba gome për t’i parandaluar këta emigrantë të arrijnë në tokën spanjolle.

Ky incident është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, i cili edhe ka kërkuar një hetim të hollësishëm nga Madridi zyrtar.
XS
SM
MD
LG