Ndërlidhjet

Ksenija Bozhoviq: Votuesit u kërcënuan të dielën


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryetarja e nismës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Ksenija Bozhoviq tha sot se në zgjedhjet e së dielës për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut ka pasur parregullsi.

Ajo shtoi se do t’i paraqet këto dyshime, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Shpresoj se sonte do të na komunikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, dhe po ashtu se sa vota kemi fituar”, ka thënë Bozhoviq për agjencinë serbe Beta.

“Qytetarët e Mitrovicës së Veriut ishin para një presioni të madh dhe kërcënimeve, ka pasur parregullsi dhe keqpërdorim të njerëzve me nevoja të veçanta dhe të rasteve sociale”, ka shtuar ajo.

Ksenija Bozhoviq ka shfaqur shpresën se kryetari i posazgjedhur nga nisma qytetare “Serpska” Goran Rakiq do t’i përmbush premtimet e dhëna.

Ajo ka shtuar se megjithatë ato premtime janë jo-reale.
XS
SM
MD
LG