Ndërlidhjet

Ushtria indiane vret shtatë kryengritës në Kashmir


Ilustrim
Ilustrim
Forcat e armatosura të Indisë kanë vrarë shtatë militantë të dyshuar të hënën gjatë përleshjeve në afërsi të Kashmirit në kufi me Pakistanin, bëjnë të ditur autoritetet në Nju Dellhi.

Të dyshuarit janë vrarë gjatë përleshjeve që zgjatën për orë të tëra ndërmjet të ushtrisë dhe kryengritësve në Dardpora, një fshat në veri-lindje të Kashmirit.

“Patrulla ushtarake u zu në pritë nga militantët. Më pastaj trupat tona kthyen zjarr. Gjatë përleshjeve disa orëshe, u vranë shtatë të dyshuar” ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, zëdhënësi i ushtrisë Nitin Narhar.

Dhjetëra grupe kryengritëse luftojnë me ushtrinë indiane prej vitit 1989 për pavarësinë e Kashmirit, e cila krahinë gjendet në kufi me Pakistanin.

Kjo betejë e papërfunduar ka lënë mijëra të vdekur, shumica prej të cilëve ishin civilë.

India akuzon në baza të rregullta ushtrinë e Pakistanit se strehon dhe ushtron kryengritësit mysliman për të luftuar në Kashmir.

India dhe Pakistani ka qenë tri herë në luftë prej pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1947.

Dy prej këtyre luftërave janë bërë pikërisht për shkak të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG