Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet konsullata e Iranit në Peshavar, vriten 2 roje


Ilustrim

Ilustrim

Policia pakistaneze njofton se dy roje të sigurisë janë vrarë të hënën nga shpërthimi i një bombe jashtë konsullatës së Iranit që gjendet në qytetin Peshavar, në veri-lindje të Pakistanit.
Sulmi është kryer nga një kamikaz.

Të paktën 10 persona raportohet se janë plagosur pasi sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë.

Konsullata e Iranit në këtë qytet gjendet në qarkun ku janë të vendosura misione të shumta diplomatike dhe organizata ndërkombëtare.

Policia njofton se sulmuesit vetëvrasës ka detonuar eksplozivin, “pasi ishte ndaluar nga gardat e sigurimit” në postbllokun që gjendet para konsullatës.

Agjencia e lajmeve Reuters, raporton se një zëdhënësi i grupit militant që udhëhiqet nga Mast Gul ka marr përsipër këtë sulm.

Mast Gul është një xhihadist pakistanez, i cili ka luftuar përpara kundër sundimit indian në Kashmir.
XS
SM
MD
LG