Ndërlidhjet

logo-print

Zarif kritikohet për qëndrimin e tij ndaj Holokaustit


MInistri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif (Ilustrim)

MInistri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif (Ilustrim)

Deputetët radikal në Kuvendin e Iranit e kanë ftuar për shpjegim ministrin e punëve të jashtme Javad Zarif për shkak të komenteve të tij publike që dënonconin Holokaustin, lajmëron agjencia shtetërore iraniane e lajme IRNA.

Ky medium shkruan të hënën se Zarif, ka shkaktuar trazira në mesin e forcave konservative në Iran për shkak se ka thënë që Holokausti ishte “tragjedi e tmerrshme”, gjatë një interviste dhënë muajin e shkuar për një televizion gjerman.

Zarif që është edhe kryenegociatori iranian me perëndimin në bisedimet për pezullimin e programit bërthamor të Iranit, është ftuar të martën në një mbledhje të mbyllur për publikun në komisionin parlamentar për punë të jashtme.

Ai u ftua në këtë mbledhje pasi deputetët radikal mblodhën 54 nënshkrime për këtë nismë.

Mohimi i Holokaustit është një prej temave kryesore në diskursin publik në Iran, dhe këtë prej kohës së revolucionit islamik të vitit 1979.

Ish-presidenti Mahmoud Ahmedinejad e ka çuar edhe më larg këtë çështje, pasi deklaronte se krimet e nazistëve kundër jevrejëve janë “mite”.
XS
SM
MD
LG