Ndërlidhjet

logo-print

OKB raportuesi: Izraeli ushtron aparteid ndaj palestinezëve


Ilustrim

Ilustrim

Politikat e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës del se i ngjajnë një aparteidi, për shkak të shtypjes së popullit palestinez dhe de facto eksproprimit të pronave të tyre, ka thënë një hetues i Kombeve të Bashkuara.

Në një raport që publikoi të hënën, raportuesi i OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Richard Falk tha se të drejtat e palestinezëve janë duke u shkelur nga okupimi i zgjatur izraelit në territorin Palestinëz dhe “spastrimit etnik” nga Jerusalemi Lindor.

Gaza, përkundër mosangazhimit izraelit nga viti 2005, mbetet e “okupuar” ka thënë ai.

Sipas Falk, ky okupim bëhet përmes bllokadës ilegale që Izraeli e bënë përmes kontrollit të kufirit, hapësirës ajrore dhe ujërave bregdetare, dhe që kjo posaçërisht prek fermerët dhe peshkararët.

Situata humanitare në enklavat që drejtohen nga Hamasi, është e tmerrshme, ka shtuar ai.

“Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, sipas tij, duhet të marrin parasysh vendosjen e sanksioneve për t’i ndaluar zgjerimet e kolonive izraelite në Bregun Perëndimor”, thotë Falk në raportin e tij që i dorëzoi Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, të cilit i shërbeu si vlerësues i pavarur në gjashtë vitet e fundit.

Në një kapitull të emërtuar “aktet që çojnë në segregacion dhe aparteid”, Falk analizon politikat izraelit, përfshirë edhe “përdorimin e vazhdueshëm të forcës nga forcat izraelit të sigurisë” dhe vrasjet e paligjshme, të cilat tha ai se janë “pjesë e akteve që përdoren për të mbajtur një dominim ndaj palestinezëve”.

Palestinëzët në Bregun Perëndimor janë subjekt i ligjeve ushtarake, ndërsa kolonitë çifute përballen me ligj civil, tha Falk.

“Izraeli po ashtu shkel të drejtat e palestinezë për punë dhe arsim, iu dhunon atyre lirinë e lëvizjes dhe të banimit, madje edhe të shprehjes dhe tubimit”, ka shtuar raportuesi i OKB-së.

Dhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara ka nxjerr një verdikt me të cilin shpallen si të jashtëligjshme muret ndarëse izraelite në Bregun Perëndimor.

Mirëpo, Izraeli vazhdon t’i mbaj të njëjtat.
XS
SM
MD
LG