Ndërlidhjet

Iraku lidh kontratë me Iranin për armatim


Irak - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Javad Zarif (M) gjatë një konference për shtyp me homologun irakian Hoshyar Zebari në Bagdad (Ilustrim)
Irak - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Javad Zarif (M) gjatë një konference për shtyp me homologun irakian Hoshyar Zebari në Bagdad (Ilustrim)
Irani ka lidhur një kontratë me Irakut për t’i shitur këtij shteti armatim në vlerë prej afro 150 milion euro, raporton agjencia Reuters, e cila thotë se ka parë dokumentin e nënshkruar.

Kjo shitblerje ndërkaq, do të nënkuptojë se Irani po shkel embargon që i ka vendosur Teheranit Organizata e Kombeve të Bashkuara për shitjen e armëve.

Marrëveshja mes dy shteteve është lidhur në fund të nëntor, tregon ky dokument që ka pa Reuters.

Kjo korrespondon me kohën kur kryeministri irakian Nuri al-Maliki është kthyer nga Shtetet e Bashkura, ku kishte lobuar pranë administratës Obama për t’i shitur më shumë armë për të luftuar militantët e Al-Kaidas.

Disa në Washington janë nervoz dhe nuk ndihen rehat me faktin që pajisje ushtarake amerikane t’i shiten një shteti i cili është aq i afërt me Iranin.

Disa ligjvënës irakian thotë se Maliki e ka lidhur këtë marrëveshje sepse ishte “ngopur” nga vonesat e Amerikës për t’i dhënë më shumë armë.

Një zëdhënës i kryeministrit irakian i ka thënë agjencisë Reuters, se një marrëveshje e tillë mes Irakut dhe Iranit do të ishte e kuptueshme marr parasysh problemet aktuale me të cilat po përballet Teherani me luftën kundër Al-Kaidas.

Mirëpo ai, as nuk konfirmuar dhe as mohuar se një marrëveshje e tillë është lidhur mes Irakut dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG