Ndërlidhjet

logo-print

Bevanda: Vetëm rritja e mirëqenies e qetëson Bosnjën


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda tha sot se përmirësimi i standardit të jetës së qytetarëve është e vetmja zgjidhje për të ulur tensionet në këtë shtet.

Bevanda i ka quajtur traziarat e fundit si “zjarr lokal” i cili “mund të shuhet” shumë shpejt nëse qeveria ndërmerr veprime për të përmirësuar standardin e jetës.

Ai i bëri këto komente gjatë një forumi ekonomik i cili ka për qëllim rritjen e shkallës së investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili është thirr nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në fillim të muajit, Bosnja ka përjetuar një seri të protestave masive, madje edhe trazira kundër korrupsionit kronik dhe papunësisë në këtë shtet.

Papunësia në Bosnje e Hercegovinë është mbi 40 për qind.
XS
SM
MD
LG