Ndërlidhjet

Gjenden shtatë trupa të pajetë në Bengazi


Ilustrim
Ilustrim
Janë gjetur në Bengazi trupat e pajetë të shtatë shtetasve egjiptian, lajmërojnë mediet libaneze.

Raportet e para sugjerojnë se këta persona janë vrarë, ndërsa trupat e tyre janë hedh skaj rrugës.

Të shtatë viktimat ishin të krishterë.

Bengazi, është vendi prej nga ka shpërthyer “pranvera arabe” e cila çoi fillimisht në përmbysjen e diktatorit Moamer Gaddafi.

Ky vend tani është shndërruar në një arenë përplasjes ndërmjet të forcave të armatosura, zyrtarëve qeveritar dhe interesave të huaja.

Sunduesit post-revolucionar në Liban, janë duke bërë përpjekje që të ushtrojnë autoritet të plotë në gjithë territorin, por po kanë shumë vështirësi marr parasysh numrin e armëve që kanë rënë në duart e qytetarëve pas përmbysjes së Gaddafit në tetor të vitit 2011.

Muajin e kaluar, pesë diplomat egjiptian janë kidnapuar në kryeqytetin Tripoli.
XS
SM
MD
LG