Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanët pakistanez vrasin 15 militant në Vaziristanin Verior


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria pakistaneze kanë ndërmarr sulme të reja ajrore në rajonin tribal të Vaziristanit Verior të martën, ndërsa ka vrarë të paktën 15 militant të dyshuar, njoftuan forcat e armatosura.

Sulmet e fundit kanë ndodhur në Luginën Shaval dhe Dattakhel të Vaziristanit Verior, ku militantët thuhet se kanë komplekset e tyre të trajnimit.

Aeroplanët ushtarak pakistanez kanë nisur sulmet e tyre prej së u pezulluan bisedimevet paqësore të qeverisë me kryengritësit taleban, në fillim të këtij muaji.

Banorët e Vaziristanit Verior janë duke u shpërngulur nga ky rajon ditëve të fundit, nga frika e përshkallëzimit të situatës, pasi ushtria mund të ndërmerr edhe një ofensivë me këmbësori, lajmërojnë mediet pakistaneze.

Shumë familje që janë zhvendosur nga ky rajon, janë strehuar në zonat më pak problematike si në Bannu, Kohat dhe qytetin Peshavar.
XS
SM
MD
LG