Ndërlidhjet

logo-print

Pas Ashton, edhe Burns ateron Kievin


Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit William Burns (Ilustrim)

Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit William Burns (Ilustrim)

Zëvendës-sekretari i Shtetit William Burns pritet të arrijë të martën në Kiev.

Ai është zyrtari më i lartë amerikan i cili viziton këtë shtet prej se asistentja e sekretarit të shtetit Victoria Nuland ishte në këtë vend në dhjetor për të takuar protestuesit anti-qeveritar.

Washingtoni thotë se Burns do të bëjë thirrje për forimimin e shpejt të një qeverie të unitetit, e të nisën më pas urgjentisht reformat politike dhe ekonomike.

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka nisur të hënën në Kiev turneun e saj dyditor.

Po ashtu edhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague bëri të ditur se “së shpejti” do të ateroj në Kiev.

Secili prej tyre ka shprehur brengat për sistemin e brishtë financiar ukrainas dhe nevojën urgjente për ndihmë ndërkombëtare.

Të hënën ndërkaq, Ukraina ka lëshuar një urdhërarrest për Viktor Yanukovych, presidentin e përmbysur pro-rus i cili është zhdukur tash e tre ditë.

Ai akuzohet për “vrasje masive”.

Kievit po ashtu ka bërë thirrje të hënën për 35 miliarda dollarë në ndihma ndërkombëtare, ndërsa Moska e ka quajtur udhëheqjen e re të Ukrainës si jolegjitime.

Në ndërkohë, po sot është edhe afati që presidenti në detyrë, i ka vënë parlamentit për të formuar qeverinë e unitetit.
XS
SM
MD
LG