Ndërlidhjet

Merkel takon sot Netanyahun, në agjendë Irani nuklear


Ilustrim
Ilustrim
Përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar programin nuklear të Iranit, është në krye të agjendës të kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë takimeve që do të zhvillojë ajo të martën në Jerusalem me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Merkel ka arritur të hënën në Jerusalem për një vizitë dy ditore.

Me të ateruar në Jerusalem ajo i tha gazetarëve se Gjermania po punon për të siguruar të ardhmen e Izraelit.

Netanyahu i cili i qëndroi afër në këtë konference për gazetarë tha se dëshiron të flet me kancelaren Merkel për mënyrat se si të pengohet Irani që të zhvillojë aftësitë për të ndërtuar armë nukleare.

Një ditë më herët kryeministri izraelit i tha kabinetit të tij se Gjermania dhe pesë fuqitë e tjera botërore, të cilat po negociojnë me Teheranin, duhet të kenë një qëndrim më të rreptë ndaj Iranit për t’u siguruar se Irani nuk mundet të “prodhojë ose lansojë” armë nukleare.

Merkel dhe Netanyahu po ashtu pritet të diskutojnë me palën palestineze edhe bisedimet paqësore të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Gjermania kundërshton ndërtimin e kolonive izraelite në tokën e okupuar palestineze.
XS
SM
MD
LG