Ndërlidhjet

Gjendet gaz natyror në brigjet e Gazas


Ilustrim

Ilustrim

Një fushë e gazit natyror është zbuluar në brigjet e Rripit të Gazës, ka bërë të ditur të martën një zyrtar i lëvizjes Hamas.

Peshkatarët kishin vërejtur javën e kaluar fluska që vinin nga thellësia e ujit rreth 300 metra larg bregut të detit, tha Salem Salama, një anëtar i komitetit për ekonomi të parlamentit që dominohet nga Hamasi.

“Menjëherë pas këtij zbulimi, ekspertët dhe inxhinierët kanë vizituar këtë vend, e kanë kontrolluar dhe kanë gjetur se është një fushë e gazit natyror”, iu tha gazetarëve Salama.

Qeveria e Rripit të Gazës është duke e diskutuar mundësinë që të ftojë kompani të huaja për t’i ndihmuar në shndërrimin e këtij burimi në fushë prodhimi.

“Është e drejtë e jona që ta përdorim këtë burim natyror, dhe atë pa asnjë interferencë nga jashtë” tha Salama.

Rripi i Gazës vuan nga reduktime të ashpra energjetike, si për naftë ashtu edhe për gazë natyror, që përdoret në amvisëri.
XS
SM
MD
LG