Ndërlidhjet

Presidenti ukrainas kërkon formimin e qeverisë së unitetit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchynov i ka bërë thirrje parlamentit që të nxjerr një pajtim rreth formimit të qeverisë së unitetit të martën.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton është takuar të martën në mëngjes me ish-kryeministren Yulia Tymoshenko.

Kjo e fundit është liruar nga burgu të shtunën.

Lirimi i Tymoshenkos u mundësua nga parlamenti, i cili miratoi një rezolutë përmes së cilës u mundësua lirimi i saj i menjëhershëm nga spitali-burg.

Diplomatë të shumtë perëndimor pritet të zhvillojnë sot takime me liderët e ri shtetëror.
XS
SM
MD
LG