Ndërlidhjet

Policia izraelite shpërndan protestuesit nga Al-Aksa


Ilustrim

Ilustrim

Forcat izraelite të rendit kanë hyrë të martën në mëngjes në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Ndërhyrja e tyre thuhet se është bërë për të shpërndarë disa protestues palestinez të cilët po hidhnin gurë ndaj civilëve.

Policia ka përdorur “mjetet e nevojshme” për të shpërndarë protestuesit, ka thënë zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Ai shtoi se ka pasur “tensione të larta” para diskutimit të paralajmëruar të martën në parlamentin izraelit.

Kuvendi i këtij shtetit pritet të diskutojë rreth planit për aneksimin e këtij vendi, që konsiderohet si i shenjtë për myslimanët, të krishterët dhe çifutët.
XS
SM
MD
LG