Ndërlidhjet

Moldavia lajmëron se të enjten i hiqen vizat nga BE-ja


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti Evropian pritet të nxjerr një vendim për heqjen e vizave të qytetarëve të Moldavisë në seancën plenare që do të zhvillojë këtë javë në Strasburg.

Ky votim, në fakt është dashur të ndodh të martën, mirëpo është ndryshuar për të enjten pasi komiteti i Parlamentit Evropian për liritë civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme, rekomandoi këtë gjë.

Nisma për heqjen e vizave Moldavisë ishte lajmëruar gjatë samitit të Partneritetit Lindor që u mbajt në Vilnius gjatë nëntorit.

Kjo lëvizje ndërkaq vjen si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilzim-Asocim që Moldavia ka bërë me Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit evropian kanë thënë se shtatasit e Moldavisë mund të hyjnë pa viza në shtetet e Shengenit nga mesi i muajit maj ose qershor.

Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca tha javën e kaluar se vendosja e një zonë për tregti të lirë me BE-në, është një prej prioriteteve të kabinetit të tij.
XS
SM
MD
LG