Ndërlidhjet

Përkeqësohet ndotja e ajrit në Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Një pjesë e madhe e Kinës mbetet për të gjashtë ditë me radhë e mbuluar nga një smog i trashë.

Të martën, leximet e materies PM2.5 – që është kyçe për matjen e ndotjes së ajrit – kanë arritur në 444 mikrogram për metër kub në qendër të Pekinit.

Kjo është për 16 herë mbi normën prej 25 mikrogram, që ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Këto matje në Pekin janë shënuar përkundër faktit se qyteti ka mbyllyr 147 fabrikat industriale, në përpjekje për të luftuar ndotjen.

Grimcat e vogla në ajër, mund të depërtojnë lehtë në mushkëri, dhe ato ndërlidhen me vdekjen e parakohshme të qindra mijëra njerëzve në Kinë.

Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik, presidenti Xi Jinping është fotografuar të martën duke ecur në rrugë, pa maskë mbrojtëse, përderisa po shkonte në një restorant në Pekin.

Një burrë nga krahina Hebei, është bërë personi i parë që ka paditur shtetit për dështimin e saj që të ndaloj ndotjen e ajrit.
XS
SM
MD
LG