Ndërlidhjet

Sërish sulmohen protestuesit në Bangkok


Ilustrim
Ilustrim
Një shpërthim dhe të shtëna me armë janë dëgjuar të martën, në afërsi të vendit ku po zhvillohen protestat anti-qeveritare në Bangkok.

Prijësi i demonstratës ndërkaq, siç raportojnë mediet ndërkombëtare, ka paralajmëruar se mbështetësit e qeverisë janë duke planifikuar që të sjellin militant të armatosur në Bangkok për t’i sulmuar kundërshtarët.

Tajlanda është duke u tronditur për javë të tëra nga trazirat që kanë përfshirë Bangkokun.

Disa nyje kryesore të trafikut në kryeqytet janë të bllokuara tash e 2 muaj nga protestat e opozitës.

Ndërsa grupe të ndryshme, që dyshohet se janë përkrahës të qeverisë, kanë sulmuar me bomba dhe armë zjarri protestuesit paqësor.

Të dielën është vrarë një vajzë pesë vjeçe me të ëmen dhe një grua tjetër nga shpërthimi i një bombe.

Të martën në mëngjes ndërkaq është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në parkun Lumpini.

Mjekët thonë se dy veta janë lënduar nga ky shpërthim.

Një shpërthim tjetër është regjistruar edhe pranë zyrave të partisë demokratike në opozitë.

Askush nuk është lënduar nga ky sulm.
XS
SM
MD
LG