Ndërlidhjet

Turchinov: Ka shenja të rrezikshme për ndarje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchinov ka thirr të martën në një takim urgjent, të gjitha agjencitë e forcave të rendit për të diskutuar atë që e përshkruajti si “shenja të rrezikshme seperatizmi”.

Sipas zyrës së tij, ky rrezik është vërejtur në rajonet të cilat janë përkrahëse të presidentit të përmbysur Viktor Yanukovych.

Oleskander Turchinov, që është edhe kryetar i Parlamentit të Ukrainës, nuk ka dhënë asnjë detaj për këto rreziqe kur njoftoi ligjvënësit për këtë takim urgjent.

Disa deputet ndërkaq kanë paralajmëruar se Ukraina mund të shpërbëhet për shkak të brengave që kanë rajonet e banuara me shumicë ruse, në lindje dhe jug të shtetit.

Në anën tjetër, Parlamenti i Ukrainës ka shtyrë sot afatin për dy ditë për formimin e qeverisë së unitetit, e cila është dashur të kompletohet të martën.
XS
SM
MD
LG