Ndërlidhjet

logo-print

Dërgohen në gjykatë 420 protestuesit rus


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 400 protestues rus të arrestuar, pritet të dërgohen të martën në gjykatën, një ditë pas ndalimit të tyre në një demonstratë në Moskë.

Ky është njëherësh edhe grupi më i madh i protestusve të arrestuar në Rusi, në dy vitet e fundit.

Demonstruesit ishin mbledhur të hënën pasidte në afërsi të Sheshit të Kuq, për të përkrahur aktivistët që të dielën kishin shkaktuar, siç e përshkruan prokurori rus, “trazira masive”.

Policia speciale ruse arrestoi afro 420 protestues në afërsi të Sheshit Manezhnaya dhe rrugët përreth për akuza të ndrushme, përfshirë edhe pjesëmarrjen në një protestë të paparalajmëruar dhe rezistim ndaj urdhrit të policisë.
XS
SM
MD
LG