Ndërlidhjet

logo-print

Angli: Arrestohen 4 të dyshuar se përkrahin terrorizmin


Ilustrim

Ilustrim

Tre burra dhe një grua janë arrestuar të martën në Angli “nën dyshimin se janë të ndërlidhur me terrorizëm në Siri”, njoftoi policia.

Të katërtit janë arrestuar në shtëpitë e tyre në jug-perëndim të Birmingham, që është qyteti i dytë më i madh në Anglinë qendrore, njoftoi policia në West Midlands.

Një burrë 45 vjeç është arrestuar me dyshimin se ka marr pjesë në një trajnim në kampet terroriste dhe se ka qenë përkrahës i terrorizmit jashtë kufijve britanik.

Gruaja 44 vjeçe dhe i biri i saj 20 vjeç, po mbahen nën dyshimin se kanë përkrahur terrorizmin jashtë kufijve.

Të njëjta akuza rëndojnë edhe mbi burrin tjetër 36 vjeç.

Njësitë anti-terroriste kanë bastisur të tri shtëpitë, ndërsa kanë marr nga atje pajisje elektronike për analiza forenzike.

“Të katër të dyshuarit janë të lidhur mes vetes”, ka thënë Shaun Edwards që udhëheq këto hetime.

“Ata janë mirë të përgatitur dhe kanë informata të ndieshme të inteligjencës”, ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG