Ndërlidhjet

Deputetët rus premtojnë pasaporta në Krimea


Ukrainë - Flamuri i Rusisë jashtë ndërtesës administrative të qytetit të Krimeas (Ilustrim)
Ukrainë - Flamuri i Rusisë jashtë ndërtesës administrative të qytetit të Krimeas (Ilustrim)
Një grup i deputetëve rus po viziton të martën rajonin Krimea të Ukrainës, ndërsa popullatës lokale, i premtojnë pasaporta të Rusisë, lajmërojnë mediet lokale.

Ky grup raportohet se është duke e udhëhequr Leonid Slutsky, që është kryetar i komitetit për punë të jashtme në Duman Ruse.

Krimea është një rajon me popullatë shumicë ruse, e cila ka ndenja pro-moskovite.

Të martën janë ngjall spekulime se rajona të shumta në lindje dhe jug të Ukrainës, po kërkojnë që të ndahen nga Ukraina.

Krimea është edhe vendi ku qëndron Flota Ruse.
XS
SM
MD
LG