Ndërlidhjet

Erdogan reagon, thotë se po e sulmojnë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka dënuar të martën audio-regjistrimet e publikuara të bisedës me djalin e tij, ku flasin për largimin e një shumë të madhe parash, duke thënë se biseda është e rreme dhe se ajo përbënë një “sulm të ndyrë” kundër tij.

Erdogan i bëri këto komente para ligjvënësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, të cilës i takon.

Lideri i opozitës Devlet Bahceli, që drejton Partinë e Veprimit Nacionalist, të djathtës ekstreme duke komentuar këto ingjizime të publikuara në internet, tha se ato janë “marramendëse” ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore që të intervenojnë.

Partia Republikane Popullore, e cila është edhe subjekti kryesor opozitar, ka zhvilluar një takim të hënën vonë, pas daljes në shesh të kësaj bisede.

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje kabinetit qeveritar që të dorëhiqet pa humbur kohë.
XS
SM
MD
LG