Ndërlidhjet

logo-print

Mahlab do të formojë qeverinë e re në Egjipt


Kajro - Presidenti i Egjiptit Adly Mansour ka mandatuar Ibrahim Mahlab për të formuar qeverinë e re të Egjiptit (Ilustrim)

Kajro - Presidenti i Egjiptit Adly Mansour ka mandatuar Ibrahim Mahlab për të formuar qeverinë e re të Egjiptit (Ilustrim)

Ministri egjiptian i strehimit, në dorëheqje, Ibrahim Mahlab njoftoi sot se i është kërkuar që të formojnë qeverinë e re, shkruan gazeta shtetërore Al-Ahram në portalin e saj.

Mahlab ka folur për këtë medium pas takimit që kishte të martën me presidentin e përkohshëm të Egjiptit Adly Mansour, i cili edhe formalisht i ka kërkuar që të formojë kabinetin e ri qeveritar.

Sipas gazetës egjiptiane, Mahlab ka thënë se do të nis menjëherë konsultat për formimin e kabinetit të ri.

Qeveria e kryeministrit Hazem el-Beblawi ka thënë dorëheqje të hënën.

Beblawi është caktuar në krye të qeverisë së Egjiptit në muajin korrik të vitit të kaluar, pak ditë pasi ushtria largoi nga pushteti presidentin Mohammad Morsi.
XS
SM
MD
LG