Ndërlidhjet

logo-print

Boko Haram djeg për së gjalli 29 nxënës


Ilustrim

Ilustrim

Militant të armatosur të grupit islamist Boko Haram kanë sulmuar të hënën mbrëma, një konvikt të shkollës, duke vrarë 29 nxënës, njoftuan sot autoritetet.

Shumica e fëmijëve, sipas forcave të rendit, kanë vdekur nga flakët që përfshinë konviktin ku ishin ata të vendosur.

“Disa nga trupa të studentëve janë bërë hi”, tha komisari i policisë Sanusi Rufai.

Sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Buni Yadi që gjendet në shtetin Yobe, në afërsi të qytetit Damaturu.

Të gjitha viktimat ishin djem.

Boko Haram, që në përkthim do të thotë “arsimi perëndimor është mëkat”, ka sulmuar edhe më parë në të kaluarën institucionet shkollore.

Një sulm i përmasave të këtilla është kryer edhe në qershor të vitit të kaluar në fshatin Mamudo, ku u vranë 22 nxënës.
XS
SM
MD
LG