Ndërlidhjet

Klitschko lajmëron kandidaturën për president


Ilustrim

Ilustrim

Vitaly Klitschko, boksieri ukrainas, i shndërruar në politikan, ka lajmëruar të martën se do të garojë për të parin e shtetit në zgjedhjet e 25 majit, raportojnë mediet ndërkombëtare.

“Do të garoj për postin e presidentit të Ukrainës, sepse besoj fuqishëm se rregullat e lojës, duhet të ndryshojnë në Ukrainë”, i ka thënë ai gazetarëve në Kiev.

Data për zgjedhjet presidenciale në këtë shtet u caktuan pas përmbysjes së presidentit Viktor Yanukovych, i cili u largua të premten nga Kievi, pas shpërthimit të përleshjeve ndërmjet të protestuesve anti-qeveritar dhe policisë.

Mbi 80 veta kanë vdekur në trazirat që Kiev javën e kaluar.

42 vjeçi Klitschko, është ish kampion bote në kategorinë.

Ai është bërë një prej liderëve kryesor opozitar duke luftuar në krah me dhjeta mijëra protestuesve për kauzën e largimit të Yanukovych-it nga pushteti.
XS
SM
MD
LG