Ndërlidhjet

logo-print

Ashton kërkon qeveri gjithëpërfshirëse në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, i ka bërë thirrje Rusisë të martën, që të sillet si një fqinj i mirë karshi Ukrainës, dhe ta lë këtë shtet të ecën përpara në rrugën që zgjedh vet.

Në një paraqitje të Ashton para medieve në Kiev, apo ka shfaqur “përkrahje të fuqishme” për prijësit e ri politik të Ukrainës.

Ashton ndërkaq bëri thirrje edhe që autoritetet e reja në Ukrainë të formojnë sa më parë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ne presim që të formohet shumë shpejt qeveria e re.
Natyrisht, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë ekspertizën aq shumë të nevojshme. Kjo qeveri duhet të ketë, si një zgjidhje afatgjate politike ashtu edhe një plan kredibil ekonomik”, ka thënë ajo.

Ajo është zyrtarja e parë e lartë e huaj e cila viziton Ukrainën pasi parlament përmbysi presidentin Viktor Yanukovuch të shtunën, tre muaj pas protesta anti-qeveritare.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Ukraina nuk duhet të detyrohet që të zgjedhjet ndërmjet të lidhjeve më të afërta me Rusinë ose Perëndimin.
XS
SM
MD
LG