Ndërlidhjet

Sindikatat kroate paralizojnë shtetin për pesë minuta


Ilustrim

Ilustrim

Kroacia u paralizua pjesërisht të martën, për të paktën pesë minuta, sa kishte zgjatur greva e përgjithshme paralajmëruese e sindikatave të cilat në këtë formë zgjodhjen që të protestojnë për pagat e papaguara dhe reformat e planifikuara të punës.

Transporti publik në të gjitha qytetet kroate, është ndal së punuari për pesë minuta, ndërsa trenat nuk kanë lëvizur për dy orë.

Shkollat dhe universitetet ndërkaq janë mbyllur para mesditës.
Greva paralajmëruese u bë në shenjë solidariteti për punëtorët e një fabrike të tekstilit në Pulla dhe të një shtëpie të shëndetit në Llipik, të cilat janë në grevë tash e sa ditë për shkak të pagave të papaguara tash e dy vjet.

Sindikatat po ashtu po protestojnë kundër reformës e cila parashihet me ligjin e punës, të cilën e ka planifikuar qeveria e Zoran Millovanoviqit.

“Kjo ishte një grevë paralajmëruese, dhe një përgatitje për atë që do të pasojë”, ka thënë Kreshimir Sever, që drejton Sindikatën e Pavarur të Kroacisë.

Shkalla e papunësisë në Kroaci është 22.4 për qind.
XS
SM
MD
LG