Ndërlidhjet

Raporte kundërthënëse lidhur me marrëveshjen Irak-Iran


Pamje nga Bagdadi i Irakut

Pamje nga Bagdadi i Irakut

Ka raporte kundërthënëse për marrëveshjen sipas së cilës Irani do t’i shesë armatim Irakut.

Uashingtoni thotë se çfarëdo marrëveshje e tillë do të ishte shkelje e embargos së Kombeve të Bashkuara në eksportin e armatimit iranian.

Ambasadori iranian në Irak, Hassan Danaifar, tha sot se nuk është nënshkruar marrëveshje për armatim.

Megjithatë, kryesuesi i Komitetit të Parlamentit të Irakut për Siguri dhe Mbrojtje, Hassan al-Sinad, i tha Radios Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, se Bagdadi do “të blej armatim të lehtë dhe municion” nga Irani.

Sipas tij, Iraku dëshiron të ketë “diversitet” në burimet e armatimit të vet dhe tha se ka “të drejtë për të blerë armatim nga secili vend miqësor”.

Agjencia Reuters ka raportuar dje se Iraku e ka nënshkruar një marrëveshje në muajin nëntor, për të blerë armatim nga Irani, për 195 milionë dollarë, që është një blerje e palejuar për shkak të embargos së Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara thonë se do ta pyesin qeverinë e Irakut për raportet për blerje të armëve.
XS
SM
MD
LG