Ndërlidhjet

Obama: Të përgatiten planet për tërheqje nga Afganistani


Barack Obama gjatë një bisede telefonike në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama gjatë një bisede telefonike në Shtëpinë e Bardhë
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti, Barack Obama, e ka urdhëruar Pentagonin për përgatitjen e planeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

Zoti Obama e ka ndërmarrë këtë hap, pasi presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka indikuar se ai vështirë se do ta nënshkruaj Marrëveshjen Bilaterale të Sigurisë, me të cilën u mundësohet ushtarëve amerikanë, që të mbeten edhe pas përfundimit të vitit.

Megjithatë, në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se nëse qeveria afgane e nënshkruan marrëveshjen, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbajnë një forcë të “kufizuar” në Afganistan, pas vitit 2014, që do të fokusohej në trajnimin e forcave afgane dhe udhëheqjen e misioneve antiterror.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama ka biseduar me telefon me presidentin, Hamid Karzai, sot në mëngjes.
XS
SM
MD
LG