Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Shqetësim për “shenja të separatizmit”


Oleksandr Turchynov

Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se është i shqetësuar për “shenja të separatizmit” dhe kërcënimet ndaj integritetit territorial të Ukrainës, pas trazirave, që e përfshinë këtë vend gjatë javës së kaluar.

Këto komente të zotit Turchynov u bënë derisa në Krime, ku shumica e banorëve janë pro-rusë, ka pasur protesta kundër autoriteteve të reja në Ukrainë, pas përmbysjes së presidentit, Viktor Yanukovich, që mbështetej nga Rusia.

Rusia dhe shtetet perëndimore, që nga ana tjetër e kanë mbështetur lëvizjen e protestuesve, kanë tërhequr vërejtjen nga kërcënimi i jostabilitetit në rritje, i ndërlidhur me ndarjen ndërmjet rajoneve, që janë rreshtuar me perëndimin dhe të atyre që flasin rusisht.
XS
SM
MD
LG