Ndërlidhjet

logo-print

Rehn: Mbështetje për konferencën e donatorëve për Ukrainën


Olli Rehn

Olli Rehn

Komisionari i Bashkimit Evropian për punë ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, thotë se e mbështet një konferencë të donatorëve të vendeve evropiane, për të mbledhur fonde për Ukrainën, derisa ky vend po përpiqet ta ripërtrijë stabilitetin politik dhe ekonomik.

“Derisa burimet e Bashkimit Evropian në këtë fushë janë përgjegjësi e shteteve anëtare, do ta mbështes idenë për konferencë të donatorëve për Ukrainën, me qëllim që të mblidhet një pako e ndihmës substanciale për këtë vend”, tha Olli Rehn sot në Bruksel.
XS
SM
MD
LG