Ndërlidhjet

SHBA: Dëbohen tre diplomatë të Venezuelës


Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë urdhër tre diplomatëve të Venezuelës, që brenda 48 orëve të largohen nga Amerika, në përgjigje të dëbimit të tre zyrtarëve konsullorë amerikanë nga Karakasi i Venezuelës, javën e kaluar.

Venezuela i ka akuzuar diplomatët amerikanë se kanë rekrutuar njerëz për t’i udhëhequr protestat antiqeveri në kryeqytetin Karakas.

Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat për të cilat thotë se janë “të pabaza”.

Qeveria e Venezuelës është ballafaquar me një valë të trazirave, nga e cila janë vrarë së paku 10 vetë, ndërsa janë arrestuar qindra njerëz.

Qeveria i ka fajësuar të jashtmit se kanë luajtur rol në nxitjen e trazirave kundër qeverisë socialiste.

Shtetet e Bashkuara dhe Venezueela nuk kanë këmbyer ambasadorë prej se lidhjet e tyre u përkeqësuan në vitin 2010.

Megjithatë, të dy vendet i kanë mbajtur ambasadat.
XS
SM
MD
LG