Ndërlidhjet

Thaçi paralajmëron marrëveshje për drejtësinë në veri


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se së shpejti do të ketë takim mes tij dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.

“Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane”, ka thënë Thaçi në një bashkëbisedim direkt me qytetarët, përmes aplikacionit në Facebook "Shkruaj Thaçit".

I pyetur se çka po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës, Thaçi po ashtu ka kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik të vitit 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri.
XS
SM
MD
LG