Ndërlidhjet

Turchynov: Frikë nga ndarja e Ukrainës


Oleksandr Turchynov

Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se është i shqetësuar me “shenjat e spearatizmit” dhe kërcënimet për integritetin territorial të vendit.

Komentet e tij pasojnë protestat e së martës në Krime, ku shumica e banorëve janë pro-rusë dhe kundër autoriteteteve të reja të Ukrainës, të cilat kanë marrë udhëheqjen e shtetit pas rrëzimit të presidentit të mbështetur nga Moska, Viktor Yanukovych.

Edhe Rusia, edhe Perëndimi, i cili ka mbështetur lëvizjen opozitare, kanë paralajmëruar për kërcënimin e ndarjes.

Parlamenti i Ukrainës, i cili tani kontrollohet nga ish-opozita, nuk pritet të votojë qeverinë e re deri të enjten.
XS
SM
MD
LG