Ndërlidhjet

Moska “s’ka obligim financiar” ndaj Ukrainës


Kiev

Kiev

Zëvendësministri i Financave të Rusisë, Sergei Storchak, ka thënë se Moska nuk ka obligim ligjor për të paguar këste të tjera të ndihmës prej 15 miliardë dollarësh për Ukrainën, për të cilën ka rënë dakord me presidentin e përmbysur, Viktor Yanukovych.

Rusia i ka dhënë Ukrainës këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh, ndërsa ka pezulluar të dytin, në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, për shkak të trazirave politike që kanë përfshirë Ukrainën, javën e kaluar.

Moska ka refuzuar të njohë politikanët e ish-opozitës ukrainase, të cilët kanë marrë udhëheqjen e shtetit.

Rusia i ka premtuar ndihmë Ukrainës në muajin nëntor, pasi kjo e fundit ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG