Ndërlidhjet

Rasti Bolotnaja: DASH i zhgënjyer me dënimet


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Qeverisë ruse që të korrigjojë “padrejtësinë” e dënimit të tetë protestuesve antiqeveritarë.

Të dënuarit janë arrestuar në protestat e vitit 2012 në sheshin Bolotnaja të Moskës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja është “thellësisht e zhgënjyer” me dënimet e shqiptuara dhe se të dënuarit janë përballur me një gjykim të motivuar politikisht.

Gjykata në Moskë ka dënuar të hënën tetë të pandehurit me burgim prej dy vjet e gjysmë deri në katër vjet.
XS
SM
MD
LG