Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: 43 të vrarë në shkollë


Militantë të Boko Haram-it

Militantë të Boko Haram-it

Ka arritur në 43 numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në veri të Nigerisë.

Sulmi i së martës ka ndodhur në shkollën e mesme, Buni Yadi, dhe ka pasur në shënjestër vetëm meshkujt.

Militantët e grupit Boko Haram, që në përkthim do të thotë ‘edukimi perëndimor është mëkat’, janë të dyshuar.

Mbi 300 njerëz besohet se janë vrarë këtë muaj në Nigeri, në sulme që lidhen me Boko Haram-in.

Qeveria e Nigerisë dhe e Shteteve të Bashkuara e kanë shpallur këtë grup organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG