Ndërlidhjet

Sirianët, së shpejti, grupi më i madh refugjat në botë


Kamp i refugjatëve sirianë në Liban
Kamp i refugjatëve sirianë në Liban
Kombet e Bashkuara kanë thënë se sirianët do të zëvendësojnë afganët si popullata më e madhe e refugjatëve në botë.

Komisionari i Lartë për Refugjatë, Antonio Gueterres, ka thënë se Siria po rrëshqet nga një vend, i cili pesë vjet më parë pa ka qenë njëri nga nikoqirët më të mëdhenj në botë të refugjatëve, në një vend që ka shumicën e qytetarëve të tij refugjatë.

Ai ka thënë se rreth 2.4 milionë sirianë janë zhvendosur në vende të tjera për shkak të luftës civile, e cila ka nisur gati tre vjet më parë.

Aktualisht janë 2.6 milionë refugjatë afganë që jetojnë në vende të tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se rreth 9.3 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma humanitare.
XS
SM
MD
LG